Pas vendimit ekstrem të BBC, edhe shumë radio nëpër botë vendosën të ndalojnë transmetimin e këngëve të Michael Jackson.
E gjitha ka ndodhur pas publikimit të dokumentarit “Leaving Neverland”, i cili i ka nxiri figurën mbretit të pop-it. Gjithashtu, statuja e këngëtarit u hoq dhe nga “Manchester National Football Museum”, ku ishte vendosur në vitin 2009.
Megjithatë, fansat nuk e kanë braktisur. Ka pasur protesta me pankarta “Jackson është i pafajshëm” dhe vënë në dyshim besueshmërinë e filmit.
Pas premierës në “Sundance Festival”, Jermaine Jackson doli në mbrojtje të të tij, duke thënë: “Ajo që njerëzit nuk dinë është se njëri prej djemve që e akuzon në film për pedofili, Wade Robson, e ka ndryshuar versionin e fakteve, atë që ka treguar para dhe pas vdekjes së Michael”.
E gjithë familja e mbretit të popit e mbështet dhe po përgatit një kundër program të dokumentarit, duke lançuar një fushatë me njoftime publicitare, interviste dhe çështje ligjore në tentativë për të shpëtuar reputacionin e Jackson.