MENU
klinika

"Ne gratë..."

Nga Shqipëria…, gratë e veriut bashkohen për ëndërrat e tyre

08.03.2019 - 11:11

Ne gratë…(noi donne…)

Dita Ndërkombëtare e Grave, jo e nënave.

Një datë e shëuar për tu festuar, por në shenjë të lëvizjes për të drejtat e grave.
Një ditë që pretendon të rikthejë vëmendjen në nevojën për mbrojtje të femrës, integritetit të saj, të drejtës së barabartë, e cila sot mund të mos mungojë, së paku si një rregull i shkruar.

Një ditë anti-seksiste dhe kundër diskriminimit, por për motiv fuqizimi dhe shprese në shoqëri.
Një shembull i kësaj beteje, krah së drejtës, janë gratë e Shqipërisë veriore, veçanërisht të trajtuara në reportazhin e mëposhtëm.

Një produksion i realizuar me mbështetje financiare nga Bashkimi Europian dhe nje reportazh nga OJQ italiane RTM.

Gjithçka vjen enkas në Ditën Ndërkombëtare të gruas, ku kësaj radhe zëri i tyre është bashkuar më së miri me qëllimin e përbashkët: realizimin e ëndërrave të tyre.

Bëhet fjalë për gratë e zonës së veriut, të palodhura, moment i të cilave ka ardhur-për të vërtetuar vlerat e tyre.
Një bashkëpunim midis vullnetarëve në botë, me Qendrën e gruas ‘Hapa të Lehtë’, Fondacionin për Zhvillimin e Partneritetit dhe Albania News, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, Fondacioni Cassa di Risparmio di Modena, Bashkia e Modenës dhe Kisha Valdese.

Projekti W.O.M.E.N. mbështet prej tre vitesh, grupet e grave që jetojnë në zonat malore të Shqipërisë së veriut.
Ka bërë të mundur realizimin e ideve të tyre sipërmarrëse, dhe një të ardhme plot shpresë.

-Në Koman një grup prej 12 grave, promovojnë turizmin e qëndrueshëm përmes furnizimit me ushqim, mikpritjen dhe prodhimin e produkteve të qumështit.

-Në Iballë, një grup prej 24 grave i kanë dhënë jetë një qendre të komunitetit, duke filluar zanatet, si rrobaqepësinë dhe ushqimin, kuzhinën.

-Në Qelëz, një grup prej 11 grave eksperimenton me sukses kultivimin dhe prodhimin e serrave të frutave dhe perimeve.

Gratë ndërhynin në tre probleme kryesore në këto zona rurale: izolimi i thellë, aftësitë e varfëra sipërmarrëse, varësia ekonomike. Vështirë se puna e këtyre grave të njihet me një shpërblim ekonomik. Për këtë arsye, duke u dhënë jetën aktiviteteve sipërmarrëse dhe për rrjedhojë duke pasur një burim të ardhurash u lejon atyre të kenë peshë më të madhe dhe njohje më të madhe në familje dhe në komunitet.

Për më tepër, duke punuar së bashku i lejon ato që të rrisin ndërgjegjësimin e tyre për aftësitë e tyre, të përballojnë njëra-tjetrën, në lidhje me vështirësitë dhe të mbështesin atë.
Ky projekt duket se i ka ndihmuar ato të mos ndihen më të vetmuara, duke i bërë më të forta. Shpresa, për të gjithë ato, është të sigurojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre dhe familjet e tyre, për të mos u detyruar të braktisin tokën e tyre.

“Nuk do të lëvizim nga ky vend. Ne do të përpiqemi të sjellim këtu njerëz të tjerë që duan të jetojnë këtu”.
“Bashkimi bën fuqinë”, dhe kjo është edhe më e vërtetë kur të bashkuara janë gratë!

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe