MENU
klinika

Këshilla

Vuani nga infeksionet urinare? Konsumoni…

08.03.2019 - 17:31

Mëlqinja është një bimë e rrallë që njihet për përdorimin e saj në mjekësinë popullore për trajtimin e diarresë, uljen e temperaturës dhe lehtësimin e dhimbjeve në stomak.

Disa studime të zhvilluara kohët e fundit kanë treguar se përmbajtja e lartë e antioksiduesve tek kjo bimë ndihmon për të parandaluar lloje të ndryshme të kancerit.

Ekstrakti i mëlqinjës ka efekte të mira si në sistemin kardiovaskular ashtu edhe në atë nervor. Ai është i dobishëm edhe për trajtimin e hipertensionit, takikardisë (rrahjeve të shpejta të zemrës) dhe disa çrregullimeve nervore, si epilepsia dhe spazmat.

Studimet tregojnë se mëlqinja është e rekomandueshme të përdoret për të lehtësuar inflamacionin dhe infeksionet urinare (infeksionet e fshikëzës dhe traktit urinar), problemet gastrointestinale dhe të traktit respirator (dhimbjet e fytit, bllokimin e hundëve, sinusitin, bronkitin etj), si dhe infeksionet në lëkurë ose ato vaginale.

Por jo vetëm kaq…

Kjo bimë është efikase edhe në trajtimin e diarresë kjo sepse ka veti antibakteriale (mund të zhdukë parazitët dhe bakteret).

Me shumë siguri keni filluar të dyshoni, pasi mund t’ju duket e pabesueshme që një bimë të kryejë kaq shumë funksione por kjo është e vërteta.

Mësoni nga se përbëhet kjo bimë!

Rrënja, kërcelli dhe fruti i mëlqinjës përmbajnë alkaloide, ku më kryesori është ‘berberine’. Studimet e kryera në laborator dhe tek kafshët kanë zbuluar se ‘berberine’ ka veti antimikrobiale, anti­inflamatore dhe hipotensive (ul tensionin e gjakut).