MENU
klinika

Kursi javor i këmbimit

Ç’ndodhi me Euron, Poundin dhe Dollarin gjatë kësaj jave?

09.03.2019 - 15:54

Gjatë javës që lamë pas, në tregun valutor vendas monedha europiane euro ka qenë e qendrueshme kundrejt lekut, duke pësuar luhatje të vogla.

Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro e nisi javën duke u këmbyer me 124.92 lekë dhe e mbylli me 124.57 lekë.

Ndryshe ka ndodhur me dollarin amerikan që e mbylli javën me rritje. Në fillim të javës, dollari amerikan këmbehej me 110.10 lekë ndërsa në fund të javës ai këmbehej me 111.07 lekë.

Paundi britanik ka pësuar luhatje javën e kaluar. Në fillim të javës këmbehej me 145.64 lekë ndërsa në fund të saj, ai u këmbye me 145.26 lekë.