MENU
klinika

Festivali i 75 i Filmit në Venecia

Lady Gaga në Venecia, një yll i lindur!

31.08.2018 - 12:04

E veshur me një fustan të zi e me flokët bjonde, Lady Gaga ka mbërritur në Festivalin e Filmit në Venecias duke marrë të gjithë vëmendjen.

Ylli i pop-it do të prezantohet me filmin e saj të parë si protagoniste, titulluar “A Star Is Born”. Në filmin me producent Cooper, Gaga vjen në rolin e Ally, një vajzë që aspiron të bëhet këngëtare dhe ndihmohet në industrinë e muzikës nga një muzikant i moshuar.

Ky është filmi i vitit 1976 nga Barbra Streisand dhe Kris Kristofferson, një version i dy filmave të realizuar në vitin 1954 dhe 1937.

Në film, Cooper luan rolin e këngëtarit Jackson Maine.