MENU
klinika

Dialogu me serbinë

Për çfarë i siguron Veseli qytetarët e Kosovës?

09.03.2019 - 17:47

Menjëherë pas takimit në nësekretarin e SHBA-së David Hale, kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli bëri me dije se i siguron qytetarët e Kosovës së dialogu do të përfundojë.

Veseli u shpreh se dialogu i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB.

Kjo sipas tij nuk cënon as sovranitetin shtetëror, integritetin territorial apo karakterin unitar të shtetit.

Deklarata e plotë:

“Me Nënsekretarin për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, sot patëm një takim të rëndësishëm.

Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe ky përkushtim tashmë është konfirmuar edhe përmes miratimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit, Platformës dhe Delegacionit Shtetëror për Dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Qytetarët tanë i siguroj se Dialogu do të përfundojë me rezultat të qartë, që i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB, pa cënuar në asnjë mënyrë sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit tonë.

Në takim, theksova se qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtur dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

Po ashtu, Hale i shpreha qëndrimn tim të vendosur që për asnjë arsye nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe se veprimet tona të ardhshme do të jenë të koordinuara me SHBA-të”, tha ai.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi