Ai është në moshën 53 vjeçare, por nëse në tryezë do të ishin 100 milionë dollarë, do të rikthehej në ring. Lennox Lewis ka pohuar se do të kthehej nga pensioni për një revansh me Mike Tyson, por jo gratis.
Tri herë ish-kampioni i botës në peshat e rënda, e mposhti Tysonin në rundin e tetë në një luftë të madhe në vitin 2002. Fitorja kundër Vitali Klitschko, në qershor të vitit 2003, ka qenë e fundit për Lewis në boksin profesionist.
Ndërsa Tyson, tani 52-vjeçar, iu bashkua atij dhe u pensionua dy vite më vonë, pas 3 dueleve në vitin 2005. Lewis pranoi për Joe Rogan se joshja e një pagese fitimprurëse mund ta tundonte atë që të rikthehet nga pensionimi.
“U kam thënë shumë njerëzve se do t’i heq pizhamet për 100 milionë dollarë. Kështu që, nëse jeni seriozë, ejani zemër, më tregoni letrat”, – u shpreh Lewis.
Tyson në moshën 20 vjeçare u bë kampioni më i ri në kategorinë e peshave të rënda të boksit, në vitin 1986, kur e mposhti Trevor Berbickun, në Las Vegas.