Miratimi i Platformës për Dialogun në Kuvendin e Kosovës ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi.
Më i ashpri ka qenë reagimi i presidentit Vuçiç, i cili tha se kjo platformë bllokon dialogun dhe nuk lë hapsirë për kompromis.
Pas presidentit, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin.
Ai është shprehur se Serbia ka vënë në gjendje gatishmërie Ushtrinë.
“Platforma e Prishtinës është e orientuar kundër dialogut, ajo e vështirëson edhe më tepër arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi”.
Mediat serbe shkruajnë se Vulin ka thënë se Ushtria është e gatshme të përmbushë çfarëdo urdhëri që i vjen nga komandanti suprem.
“Secili që e do paqen dhe serbët në Kosovë duhet të jetë i shqetësuar. Ushtria e Serbisë do ta përmbushë çdo urdhër të komandantit suprem”, ka thënë Vulin.
Deklaratat Vulin i ka bërë gjatë fillimit të një trajnimi 15 ditësh të disa qytetarëve që kanë kryer shërbim ushtarak.