Detaje të reja janë zbuluar nga policia në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Peqinin mbrëmjen e sotme.
Një 14-vjeçar vrau aksidentalisht me armë gjahu vëllain e tij 21-vjeçar, Roland Sheshi.
Mësohet se i mituri me inicialet K.Ll 14 vjeç, ka qëlluar për vdekje, aksidentalisht, me armë gjahu të vëllain, 21 vjeçarin Roland Lleshi.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Galush të Peqinit, ndërsa sipas njoftimit të Policisë dy vëllezërit kanë qenë duke kullotur bagëtitë.
‘Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur i cili ende nuk ka mbushur moshën14-vjeç, dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll., 20 vjeç.
Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes‘, thuhet në njoftim.