MENU
klinika

Reagimi

Pacolli: Vuçiç të kthehet në tryezën e dialogut me Kosovën

10.03.2019 - 08:54

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka ftuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç që mos të luajë rolin e molerit mes lindjes dhe perëndimit, por të kthehet në tavolinën e dialogut, ku ka thënë se po i presin me platformë.

Me anë të një statusi në Facebook, Pacolli shkruan se presidenti i Serbisë, Vuçiç duhet ta kuptojë se Serbia nuk mund të bëhet pykë në marrëdhëniet strategjike dhe të përhershme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. Madje ai kërkon të dalët me retorikat agresive ndaj Kosovës.

Zotri Vuçiç e din fare mirë se në bisedime shkohet me platformë të qartë. Serbia nuk duhet të luhatet e kurthuruar në lojën e saj mes lindjes dhe perëndimit por duhet të ketë një platformë për bisedimet e ardhshme. E siguroj Vucicin që asnjë paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë nuk mund të ndërtohet pa gjykimin e krimeve, prandaj në funksion të kësaj duhet të ketë një gjykatë e cila do të merrej me përgjegjësinë kriminale të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Rajoni duhet të pastrohet nga krimi dhe kriminelët që shëtisin të lirë gjithandej në Serbi e rajon.

Në anën tjetër, Presidenti Vucic nuk ka pse të brengosët për komunitetin serb që jeton në Kosovë, sepse nuk ka komunitet në botë, që gëzon të drejta dhe siguri në nivelin që kanë qytetarët serb në Republikën e Kosovës. E për “gëlqerosje”… si theksoi ai, e ftoj që mos të luaj rolin e molerit në lojën lindje-perëndim, por të kthehet në tavolinë të dialogut ku po ju presim… me platformë”, ka shkruar ai.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë