MENU
klinika

Skenarët e opozitës

Dhunë në protestën e 16 marsit? Basha takim me strukturat

10.03.2019 - 12:57

Kyetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar mbledhjen e një prej strukturave më të rëndësishme të PD-së. 

Mbledhja është programuar në kuadër të protestës së 16 marsit, të paralajmëruar para kryeministrisë.

Sipas burimeve, sot në orën 15:00 në selinë blu do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike, ku do të jenë prezentë të gjithë deputetët e dorëhequr nga mandati si dhe kryetarët e degëve.

Më datë 16 mars opozita ka njoftuar protestën e madhe para godinës së Kryeministrisë.

Në mbledhje do të diskutohet rreth skenarëve që do të ndjekë opozita në protestë, nëse do ketë dhunë si në 16 shkurt, ku opozita tentoi në hynte në ambientet e brendshme të kryeministrisë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin