MENU
klinika

Video

“Roskoveci, Toskana e Shqipërisë”

10.03.2019 - 15:27

“Hajdeni në Roskovec hapni sytë të shikoni Toskanën e Shqipërisë”.

Kjo ishte thirrja që kryeministri Edi Rama i bëri shqiptarëve që të vizitojnë Roskovecin me bukuritë e tij.

Gjatë vizitës në këtë zonë Rama shoqërohej nga ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, të cilët sëbashku shkuan në fshatin Kurjan të Roskovecit për parë nga afër një kishë, monument kulture e cila po restaurohet.

“ Kurjan, Roskovec – Një monument kulture i shpëtuar në mes të një bukurie natyrore ende të pazbuluar”– shkruan Rama teksa poston videon në facebook.