Një spikere lajmesh, një astronaut dhe një futbollist janë mes kukullave të reja që kompania e lodrave Mattel do të prezantojë në festën e përvjetorit, në Singapor.
Një seri femrash të suksesshme po ashtu kanë kukulla barbi me imazhin e tyre në nder të gjashtë dekadave jetë të kukullës më të dashur jo vetëm nga fëmijët. Mes tyre janë tenistja Naomi Osaka dhe aktorja amerikane Jara Shahidi
“Barbi ka bërë një rrugë të gjatë si një model që i tregon vajzave se ato kanë shumë zgjedhje dhe mund të bëjnë çdo karrierë”, tha drejtuesi i Mattel për Azinë juglindore, Kris Chan.
Mattel ka shënuar përvjetorin duke bërë një partneritet me Singapore Flyer.
Mattel ka bërë shumë ndryshime gjatë viteve, duke prezantuar lloje të ndryshme kukullash, në përmasa të ndryshme trupore dhe ngjyra të ndryshme lëkure. Më shumë se 1 miliard kukulla Barbi janë shitur që nga debutimi i saj në panairin amerikan të lodrave në New York më 9 mars 1959 janë mes kukullave të reja që kompania e lodrave Mattel do të prezantojë në festën e përvjetorit, në Singapor.