MENU
klinika

Nga Blerim Latifi

Ç’raporte strategjike more!? Ne kemi raporte amësie me Amerikën!

10.03.2019 - 16:58

Këshillari i kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Blerim Latifi, ka reaguar së fundmi me anë ë një statusi në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me marrëdhëniet dhe që ndrimin që po mban Kosova me Amerikën.

Latifi, hedh kritika mbi ata të cilët raportin me Amerikën e konsiderojnë thjeshtë dhe vetëm si strategjik, duke harruar përkrahjen e saj dhe kontributin në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

blerim latifi-konica.al
blerim latifi-konica.al

Më poshtë statusi i plotë i Latifit:

“E kemi bërë klishe thënien “raportet tona me Amerikën janë raporte strategjike”. Po çfarë strategjike more! Janë raporte amësie. Ashtu si Shqipëria pa Austro-Hungarinë nuk do të ishte bërë shtet me 1912, Kosova pa perandorinë amerikane nuk do ta kishte parë me sy 17 shkurtin 2008. Sot duhet të jemi të vendosur që antiamerikanizmit salafist, të cilin në Kosovë e ushqejnë mercenarët e pashpallur të Serbisë dhe skepticizmit marksist ndaj Amerikës, të cilin e ushqejnë leninistët e Vetëvendosjes, të mos ua shtojmë edhe kryeneqësinë e panevojshme qeveritare. Edhe ashtu mjaft i kemi rënë murit me kokë, gjithë këto vite. Në punët e shtetit virtyti themelor eshtë realizmi. Kjo do të thotë se ende jemi të vegjël për t’i thënë babës: keq e ke!”