MENU
klinika

Ndryshimet

Maqedonia e Veriut regjistrohet zyrtarisht në Këshillin e Evropës

10.03.2019 - 17:38

Këshilli i Evropës regjistroi zyrtarisht vendin fqinj nën emrin e ri “Maqedoninë e Veriut”.

Në faqen e internetit të organizatës më të vjetër pan-evropiane, Këshilli i Evropës, selia e të cilit ndodhet Strasburg, Ish-Maqedonia rezulton tani si Maqedonia e Veriut, sipas rendit alfabetik të gjuhës angleze të shteteve anëtare.

Si shtet anëtar, Maqedonia e Veriut, tani gjendet në mes Holandës dhe Norvegjisë.Ndryshimi i emrit është bërë edhe në faqen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, delegacioni i Kuvendit është përfaqësuar si delegacion i Republikës së Maqedonisë Veriore.

Por në hartën në të cilën ndodhen vendet anëtare të Këshillit të Evropës dhe kryeqendrat e tyre ende nuk është ndryshuar emri dhe në të qëndron emri i vendit me referencë.

Flamuri maqedonas është vendosur përpara Pallatit të Evropës në Strasburg, midis flamujve të Holandës dhe Norvegjisë.