Analisti i njohur, Shpëtim Nazarko, i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” ka krijuar një debat mjaft të ashpër me ish-ministrin e Brendshëm, Flamur Nokën.
Teksa në debat flitet për të drejtë e votës së ndershme dhe të lirë, Nazarko ka akuzuar Nokën se kanë vjedhur vota në zgjedhjet e 2011 dhe nuk mund t’ia faturojnë vetëm PS-së vjedhjen e votave.
“Ke vjedhur vota në mes të Tiranës në 2011, ke gojë dhe flet. Me zë dhe me figurë i ke, se ke qene edhe ministër i Brendshëm ti. Popullin budalla e dini ju. Populli s’ka ç’bën se s’ka shpresë dhe tek PS ndaj po ikin nga sytë këmbët njerëzit”.
Nga ana tjetër ish-ministri Noka i përgjigjet duke i përmendur pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve, duke u ndalur tek ish-ambasadori amerikan Arvizu.
Në këtë mënyrë ai tenton të sigurojë se proçesi zgjedhor i atëhershëm u vlerësua.
“Në 2011 është numëruar vota live, ka qëndruar aty edhe ambasadori i SHBA, Arvizu bashkë me stafin e tij. Ka pasur vlerësim ai proces. Në 2011 u shenjtërua vota e çdo shqiptari.”