MENU
klinika

Deklaratat

Tjetër pakt PD-PS? Flet Basha

31.08.2018 - 13:01

 Kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa ka reaguar pas lajmit se është mbërritur tashmë një pakt për reformën zgjedhore mes dy partive të mëdha tha se nuk do të ketë asnjë pakt tjetër Basha-Rama. 

“Nuk ka asnjë pakt me PS dhe nuk do të ketë asnjë pakt me PS, para se të arrijmë raport opozitar me të gjitha forcat e opozitës, gjithçka tjetër është mashtrim, që bëhet se do të ketë tjetër politik Rama-Basha nuk do të ketë tjetër pakt nuk do të ketë bshkëqeverisje PD-PS. Synimi im dhe PD është ti japim fund një qeveri të lidhur me krimin se pa i dhënë zgjidhje politike problemit gjithçka që ka ndodhur këto kohë do të ndodhë edhe më keq muajt e vitet e ardhshme dhe vendi nuk e mban dot më”– tha ai.

Basha ndër të tjera në bashkëbisedimin me gazetarët tha se Rama nuk gjen kohë për qytetarët që i adreson në internet por ama ulet gju më gju me kriminelët.

“Kjo verë ka qenë e nxehtë jo vetëm prej temperaturave por edhe për vazhdimin e skandaleve. Së pari bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin, bashkëqeverisja me krimin që vërtetohet më së miri nga ajo që qytetarëve i ka sjellë një faqe interneti kurse gjithë kohën e tij e kalon më kriminelët. Ata kanë akses, e me ta ulet gju më gju”, deklaroi Basha.

Sipas tij, ministrat e deputetët e maxhorancës gëzohen për skandalet e njeri-tjetrit.

“Plasi skandali i Xhafajt, u gëzua Tahiri. Plasi skandali i Cyrbjas u gëzua Xhafajt. Plasi i Ballës, u gëzua Cyrbja, plasi skandali i Bibës, u gëzuan këta të gjithë”, tha kreu i PD-së.

Ai e quajti tallje reagimin e kryeministrit për sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe madje e akuzoi Ramën se pas aktit qëndron bashkëqeverisja e tij me kriminelët.

Tallje është twiteri i Edi Ramës. Të gjitha provojnë se pas këtij akti kriminal që ndron bashkëqeverisja e Ramës me krimit.

Të gjitha provojnë se qëndron bashkëqeverisja e Ramës me krimin. Deputeti Çyrbja në përgjime me bandën e Shullazit iu referua bandës si ‘ne’. Edhe sot prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme. Duhet të kishte mbërritur kërkesa në Kuvend për arrestimin e Çyrbjes nëse Rama do i linte kukullat e tij në prokurori të bënin punën.’ -U shpreh më tej Basha .

Në bashkëbisedimin me gazetarët kryedemokrati Basha, apeloi kryeministrin Rama të tërheq ligjin për shembjen e teatrin apo ligjin ‘Fusha’, sikundër e cilëson ai.

“Të tërhiqet menjëherë pa bërë gëk mëk. Shansin ia ka dhënë Presidenti me kthimin e ligjit. E përshendes personalisht këtu kreun e shtetit. Të tërheq ligjin Fusha, mos t’i shkojë ndërmend ta sjellë në seancë se do të përballet me pasojat më të paparashikueshme.”

 

Përgatiti M.H 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj