MENU
klinika

Një tjetër tentativë

Kosova aplikon për herë të tretë në Interpol

10.03.2019 - 22:05

Kosova dështoi të bëhet pjesë e Interpolit, gjatë nëntorit të vitit të kaluar, por pavarësisht kësaj do të ketë një tentativë të tretë për të qenë pjesë e organizatës.

Pas rezultatit jo të mirë, të shumta ishin edhe akuzat ndaj Serbisë për lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare. Ndërkohë, sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, Kosova ka pasur gjasa të mëdha të pranohet edhe vitin e kaluar në Interpol. Selimi thotë se temat e hapura do të jenë pengesë në integrimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtar.

Pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol sipas deputetit të VV-së ka qenë edhe lobimi i dobët i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

E në anën tjetër zëvendës kryeministri Enver Hoxhaj thotë se debati për aplikimin e Kosovës për Interpol është i parakohshëm, derisa shprehet i bindur që ideja e Thaçit për ndryshim kufijsh nuk do të jetë pengesë për Interpol.

Zv.Kryeministri thotë se janë duke e analizuar se çfarë shkoi keq vitin e kaluar, kur Kosova dështoi të anëtarsohet ne Interpol.

Kujtojmë që vitin e kaluar Kosova nuk ka mundur të marrë vota të mjaftueshme për t’u anëtarësuar në Interpol në Asamblenë e Përgjithshme të Interpol-it që u mbajt në Dubai. Kosova kishte marrë 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime derisa në votimin e dytë, mori 8 vota më pak se në të parin.

Hera e parë kur Kosova aplikoi në këtë organizatë ishte viti 2016.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi