Sot qëndroni larg diskutimeve dhe rivaliteteve, sepse nuk jeni në humorin e duhur. Me ardhjen e Mërkurit që është në kundërshtim me shenjën tuaj situatat do të marrin një rrjedhë tjetër.
Intuita të shkëlqyera për sa u përket vendimeve që duhet të merrni sot. Argëtohuni dhe hidhni pas krahëve skemat e vjetra të menduarit dhe të të sjellurit.
Në momente vështirësie ku situatat duken shumë komplekse për t’u përballuar një sjellje më e qetë do ju ndihmojë shumë. Mërkuri gjithashtu do ju ndihmojë të fitoni ekuilibrin në një periudhë ku humori juaj nuk është në maksimum.
Edhe pse jeni të kujdesshëm, kohët e fundit do të hasni vështirësi në momentet decizive ku duhet të merrni një vendim. Kjo periudhë është kalimtare, prandaj mos merrni vendime të rëndësishme këtë periudhë!
Përpara se të merrni rrugë të reja dhe vendime të rëndësishme duhet të vlerësoni çdo mundësi. Duke filluar që sot, ndikimi i mirë i Mërkurit do të favorizojë aftësinë për të gjykuar më mirë. Kështu që vendimet tuaja do të jenë më të ekuilibruara se zakonisht.
Falë një sjelljeje serioze dhe mjaft të përpiktë do të arrini sukses në punë dhe në çdo ambient që do të frekuentoni. Si rrjedhim do ju paraqiten një sërë mundësish mjaft të favorshme, të cilat duhet t’i vlerësoni me kujdes.
Jeni përballë një periudhe shumë të mirë falë pozicionit të favorshëm të Mërkurit me shenjën tuaj. Mënyra juaj e ekuilibruar dhe e qetë do ju ndihmojë për të drejtuar si duhet situata të vështira
Planetët do ju shoqërojnë në një rrugë që bëhet çdo ditë dhe më e shndritshme, mjafton të zgjidhni mirë personat që do frekuentoni. Të favorizuara udhëtimet e shkurtra.
Sot do paraqitet para jush një ditë aspak e qetë. Sidomos në sektorin profesional, ku nuk do të mungojnë okazionet që do të prekin ndjeshmërinë dhe aftësinë tuaj për të mbaruar punët me efikasitet dhe për të dhënë përgjigjet e duhura.
Gjërat po shkojnë për mirë. Aftësia për të bërë për vete eprorët në ambientin profesional do të ngjyroset me një dritë të re falë ndikimit të favorshëm të Mërkurit.
Sot mundohuni të mos i lini gjërat përgjysmë. Imagjinata juaj do ju ndihmojë të vlerësoheni siç e meritoni. Në dashuri nxirrni në pah ëmbëlsinë tuaj e çdo gjë do të shkojë për së mbari.
Ditë e gjallëruar dhe pozitive, do të kërkoni kontakte me të tjerët për të qartësuar disa ide që keni. Në dashuri mos jini shumë posesiv, partneri ka nevojë të marrë frymë lirisht.