Kreu i Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci është shkarkuar sot nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Seci nuk ka mundur të kalojë tre shtyllat e Vetting-ut.
Procesi i vetingut për Secin u krye nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.
Kryegjyqtari Seci shërben në Gjykatën e Tropojës si gjyqtar që në vitin 2004.
Disa vite më vonë, Seci është emëruar në krye të këtij institucioni, ku ende vazhdon detyrën e tij.
Pasuria e Secit:
-Sipas deklaratave të pasurisë zotëron një apartament dhe një lokal shërbimesh në Bajram Curri.
-Zotëron gjithashtu një apartament në Tiranë.
Kujtojmë që kryegjyqtari Seci, në 2008 është përmendur si gjyqtari i çështjes kundër ndërtimit të hidrocentralit ‘Dragobia’ në lumin Valbonë.