Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, është ndër këngëtaret më të dashura shqiptare, me zërin krejtësisht origjinal, e dalluar për dashurinë dhe përkushtimin e madh ndaj muzikën mirëfilli me motive shqiptare.
Pagarusha njihet si këngëtarja që nuk k pranuar kurrë të këndojë diçka që nuk i përket apo cënon muzikën shqiptare. Këtë e dëshmon më së miri, fakti që ajo ka anuluar një koncert në Maqedoni. Këngëtares iu kërkua të këndojë në gjuhën serbe, por ajo është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.
Nexhmie Pagarusha ka përfuduar shkollën e muzikës në Beograd dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike, ka dhënë në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën e Shqipërinë të njohura kudo.
Në vitet e rinisë, Nexhmija ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoven, Verdi dhe shumë emra të mëdhenj
Ajo edhe sot konsiderohet si një grua shumë korrekte. Gjatë kohës kur ishte nëpër turne, nuk është vonuar kurrë, madje as në prova nuk është vonuar asnjëherë
Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë
Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi
Nexhmija është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhylietë Greko. Po ashtu profesorët e shkollës së muzikës janë shprehur se nuk është i denjë krahasimi i Nexhmije Pagarushës me ndonjë këngëtare tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë.
Përveç muzikës, ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët, si një aktore e përkryer.
Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si: Irazel, Bullgari, Bosnjë-Hercegovinë, si dhe në Kosovë e Shqipëri, pa dyshim
Frika më e madhe e saj është aeroplani.
Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion. Për suksesin e saj, Pagarusha është shprehur se i është gjithmonë mirënjohëse të atit.
E ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë, në Maqedoni, pasi që publiku ka filluar të bërtasë dhe të mos e lejojë të këndojë shqip. Ata i kanë kërkuar të këndoj në gjuhën serbe, por Nexhmija i ka mbyllur perdet e skenës dhe është larguar, duke e refuzar menjëherë kërkesën e tyre.