MENU
klinika

Reagon sërisht kryeministri

Ngjarjet tek ‘Petro Nini’/ Rama në një linjë me Lleshaj e Veliajn

11.03.2019 - 16:52

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në profilin e tij në Instagram, rreth ngjarjeve të sotme në afërsi të gjimnazit ‘Petro Nini’, ku përmbaruesit kishin shkuar të shembin një banesë, por hasën rezistencën e banorëve.

Duke qëndruar në një linjë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri ka akuzuar mediat për pavërtetësi.

“Nuk kanë asnjë faj ata që irritohen duke parë në kanale a në portale, skena si ato sot tek rruga e “Petro Ninit”, përderisa kazanët thonë gjithçka përveç të VERTETES.
Jo do prishet shtëpia, jo do bëhet pallat, jo qeveria nxjerr jashtë banorët me policë, jo më the e jo të thashë…


Gënjeshtra pas gënjeshtrash, ndërkohë që këtu s’hyjnë asgjëkundi as qeveria e as bashkia dhe e vërteta është shumë e thjeshtë:
Janë dy palë familje në konflikt dhe njëra palë ka fituar gjyqin, pala tjetër e ka humbur! Përmbarimi kërkon të ekzekutojë vendimin dhe policia e ka detyrim ligjor ta mbështesë ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë, kur i kërkohet nga Përmbarimi. Për më shumë, ministri i brendshëm ka folur qartë e saktë, po ashtu edhe kryetari i bashkisë TR.
Llafet e tjera janë fukarallëk mediatik e politik.”, shkruan Rama.