MENU
klinika

Vizita

Zaev të mërkurën në Tiranë, takim me Ramën

11.03.2019 - 22:13

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, informon se kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, dhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane më 13 mars (e mërkurë) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, janë paraparë takime në nivel delegacionesh dhe shtetërore.
“Paradite, kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar do të takohen me kryeministrin shqiptar Edi Rama, më pas do të ketë konferencë të përbashkët. Pas dite, është paraparë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kjo do të jetë vizita e parë e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin