MENU
klinika

Detajet

Mjekët e Shkodrës në protestë: Dhuna, akt kriminal!

12.03.2019 - 09:41

Edhe mjekët e Spitalit të Shkodrës kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm.

Ata kërkojnë mbrojtje dhe respekt për punën e tyre si edhe bëjnë thirrje “ndal dhunës ndaj bluzave të bardha”.

Ne besojmë fuqishëm që ambienti i punës së mjekëve duhet që të jetë larg çdo lloj dhune, çdo lloj bullizmi. Dhuna kontribuon në dhunë, në depresion dhe ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e kujdesit.

Nëse mjekët dhe infermierët nuk janë të sigurt, as klientët nuk janë të sigurt. Ne kemi nevojë që të ndryshojmë kulturën.

Të nderuar kolegë, miq e shokë. Kjo është thirrje për veprim dhe bashkim. Së bashku duke folur në një zë, ne duhet t’i themi stop dhunës ndaj personelit mjekësor.

mjeket-duan-te-ikin-ne-gjermani-konica.al
mjeket-duan-te-ikin-ne-gjermani-konica.al

Kjo është një thirrje ndaj institucioneve shtetërore, ndaj të gjitha mekanizmave të nevojshme për të na përfshirë në mbrojtje.

Ka ardhur koha që të rishikohet edhe Kushtetuta, që të ashpërsohet dënimi për dhunën ndaj bluzave të bardha. Ju lutem, besoni te doktori dhe infermierët. Ndal dhunës ndaj personelit mjekësor‘, u shpreh një mjek.

Kujtojmë që disa ditë më parë në ambjentet e QSUT u dhunua një specializante.