12.03.2019 - 11:33
Protesta e djeshme te zona e “Petro Ninit”, ku me vendim gjykate toka u është rikthyer pronarëve dhe banesa do të shembet, pati një përplasje të fortë mes banorëve me policinë dhe përmbarimin.
Pjesë e kësaj proteste ishte edhe efektivja e patrullës “Shqiponja”, nënë e dy fëmijëve që protestoi dje bashkë me familjarët.
Bëhet fjalë për Blerta Dervishin, e cila ishte njëra nga gratë që u pa dje teksa luftonte për të mbrojtur banesën e saj.
Mësohet se Dervishit i është komunikuar vendimi për pezullim nga puna.