MENU
klinika

Nënë Tereza frymëzon ekranin e madh

Hollywood&Bollywood një mision

12.03.2019 - 11:57

Si në të gjallët e saj, Nënë Tereza nuk resht së afruari njerëzit me njëri-tjetrin, në emër të dashurisë. Kësaj here, humanistja e madhe bashkon aktorët ndërkombëtarë dhe ata indianë. Së shpejti, pritet të realizohet një film kushtuar jetës dhe veprimtarisë së madhe të bamirësisë, për shqiptaren e palodhur në shërbim të njerëzve në nevojë.

Është paralajmëruar një dramë biografike për shenjtoren Nënë Tereza, themeluese e Misionarëve të Bamirësisë, – raporton “Nwws18”.

Filmi do të jetë me regji nga Seema Upadhyay, e cila, gjithashtu është edhe autore e skenarit, – kanë deklaruar producentët.

Sipas producentëve, kasta e aktorëve të filmit kushtuar Nënë Terezës, do të përbëhet nga aktorë hollivudianë dhe ata bollivudianë.

Për një prezantim sa më të plotë të figurës dhe personalitetit të jashtëzakonshëm të shqiptares që jetoi në Indi, aktorët janë takuar me motrën Prema Mary Pierick dhe motrën Lynne në Kalkuta. Nga motrat e Nënë Terezës, pritet po ashtu miratimi për nisjen e këtij projekti.

Projekti do të jetë prodhim i Pradeep Sharma, Nitin Manmohan, Girish Johar dhe Prachi Manmohan.
Producentët janë shprehur se ndihen jashtëzakonisht të lumtur që kanë rastin të bëjnë film për Nënë Terezën, e njohur në gjithë botën për besimin, fisnikërinë, zemërgjerësinë dhe bamirësinë.

Filmi do të finalizohet deri në fund të këtij viti, ndërsa do të publikohet më 2020.

Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht 1910, në Shkup të Maqedonisë, ndërsa ka ndërrar jetë më 5 shtator 1997, pak muaj më parë se të mbushte 86 vjeç.

Ajo u nderua me shumë çmime, përfshirë edhe çmimin “Nobel për Paqe” më 1979 dhe “Ratna Bharat”, më 1980. Në vitin 2003, Nënë Tereza u bekua nga kisha katolike, si “Shën Tereza e Kalkutës”.

 

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët