12.03.2019 - 12:42
Vrasja e Suela Sulës 2 vite më parë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës, por mbarë opinionin publik.
Sot Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me burgim të përjetshëm të Fation Karmeshtnës si ekzekutues i saj.
Urdhrin për vrasjen e Suela Sulës e dha bashkëshorti i saj Sadetin Sula.
Letra e viktimës, audio-përgjimet dhe materiali biologjik i ADN-së në thonjtë e saj ishin provat më të forta të Prokurorisë për Krime të Rënda ndaj Fation Karmeshtnës.
Referuar akuzës, ngjarja e rëndë kishte motiv dyshimet për tradhti bashkëshortore, ndërsa Karmeshtna, në rolin e ekzekutuesit, është shtyrë nga përfitimet materiale që do të merrte.