MENU
klinika

Trafik i kufizuar

“Tiranë-Elbasan”, ARRSH njofton devijimin e trafikut

12.03.2019 - 13:11

Duke filluar nga data 14 mars, ARRSH ben me dije se eshte planifikuar dorëzimi dhe hapja e trafikut në Tirane-Elbasan, ne zonen  (TEG-Tuneli i Kërrabës). 

ARRSH njofton se: ” Për kryerjen e punimeve përfundimtare dhe dorëzimin e këtyre segmenteve propozohet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan” pasi karrexhata e djathtë e këtij segmenti, që aktualisht është në dispozicion të trafikut, do të jetë totalisht e bllokuar tek km 0 (2+800) në afërsi të rrethrrotullimit TEG, nga sot data 12 mars ora 15:00 deri ne ‪14 Mars 2019″

Në kuadër të përfundimit të pjesës kryesore të punimeve në segmentit nr. 1 të (TEG-Tuneli i Kërrabës) të projektit të ndërtimit të rrugës “Tiranë-Elbasan”, po planifikohet dorëzimi dhe hapja e trafikut në këtë segment, duke filluar nga data 14 Mars 2019, seksionet si më poshtë:

– Të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi Teg km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500,

– Karrexhatën e majtë të segmentit nga rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit të Krrabës km 13+000(15+850).

Për kryerjen e punimeve përfundimtare dhe dorëzimin e këtyre segmenteve
propozohet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan” pasi karrexhata e djathtë e këtij segmenti, që aktualisht është në dispozicion të trafikut, do të jetë totalisht e bllokuar tek km 0 (2+800) në afërsi të rrethrrotullimit TEG, nga sot data 12 mars ora 15:00 deri ne ‪14 Mars 2019‬.

 

Nga kjo datë, të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi TEG km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500, do të jenë të kompletuara me të gjitha elementet e sigurisë rrugore në përputhje me projektin dhe në funksion të plotë të trafikut sipas senseve respektive të lëvizjes.

Nga rreth rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit te Krrabës km 13+000(15+850), në dispozicion të përdoruesve do të jetë karrexhata e majtë për të dyja senset e lëvizjes (Tiranë –Elbasan dhe Elbasan- Tiranë), deri në përfundimin e punimeve civile të këtij segmenti.