MENU
klinika

Këshilla

Kjo është bima që mjekon më së miri plagët e infektuara

12.03.2019 - 14:03

Besoj se keni dëgjuar për vetitë e shumta kuruese të fikut, por kjo që do lexoni më poshtë me shumë gjasa është e padëgjuar për ju. Scrophularia SPP, e quajtur ndryshe ‘breshkëza e fikut’, futet në kategorinë e bimëve ‘pastruese’ dhe përdoret për pastrimin e plagëve të infektuara.

Jeni kuriozë të dini cilët janë përbërësit e saj? Mësojeni tani!

Fillojmë me alkanoide, flavonoide, irioide, fitosterole, acide esenciale, asparaginë, saponina dhe glikozide kardioaktive.

Breshkëza e fikut vepron si: Diuretikë, laksativë, stimuluese e zemrës, stimuluese e qarkullimit të gjakut, antiinflamatore, tonike, ulëse e presionit të lartë të gjakut dhe qetësuese.

Mund ta përdorni në formë çaji për pastrimin e plagëve dhe mjekimin e tyre deri në shërim të plotë.

Mos harroni që ky lloj çaji ndihmon edhe në kurimin e sëmundjeve reumatizmale dhe ju mund ta përdorni atë kur lëkura juaj është e pezmatuar si dhe kur keni probleme me fytin, duke përfshirë këtu problemet me gjëndrat dhe bajamet.