MENU
klinika

Shifrat

Rriten pagat, këto janë profesionet me më shumë lekë

12.03.2019 - 14:33

Sistemi i drejtësisë dhe administrata shtetërore “përkëdhel” më së shumti punonjësit, duke i mirëpaguar ata në raport me nivelin e pagave të profesioneve të tjera.

Referuar publikimit të fundit të Institutit të Statistikave, që i referohet të dhënave administrative nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve , ligjvënësit, nëpunësit e lartë të administratës publike dhe drejtorët ekzekutiv trajtohen me nivelin më të lartë të pagave, me një mesatare prej 101.886 lekë.

Të dytët renditen specialistët me arsim të lartë, profesionistë, të cilët marrin mesatarisht 70.032 lekë në muaj.

Vendin e tretë për nga të ardhurat më të majme nga puna e zënë teknikët dhe specialistët në zbatim me 59.932 lekë në muaj, të ndjekur nga punonjës të forcave të armatosura, me 59.150 lekë.

Businessman, builder, nurse, architect. Isolated over white background

Në nivelin mbi 50 mijë lekë në muaj qëndrojnë edhe nëpunësit e administratës publike. Ndërkohë që për profesionet e tjera pagat bien ndjeshëm, me pothuajse 20 mijë lekë.

Kështu, punonjësit e shitjeve dhe të shërbimeve paguhen mesatarisht me 38.235 lekë në muaj; Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve 36, 637 lekë , thuajse në të njëjtin qëndrojnë edhe zejtarët, artizanë dhe profesione të lidhura me to.

Punëtorët (Profesione elementare) paguhen në nivelin 31.334 lekë në muaj dhe të fundit për pagat më të ulëta renditen punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit me 31.164 lekë, shkruan Scan.

Hendeku midis profesioneve më të mirëpaguara dhe të atyre më të keqpaguara arrin në 70.7 mijë lekë.

Profesionet që paguhen më shumë

Ligjvënësit, drejtorët ekzekutiv 101.886 lekë

Specialistët me arsim të lartë 70.032 lekë

Teknikët dhe specialistët në zbatim 59.932 lekë

Forcat e armatosura 59.150 lekë

Nëpunësit 56.312 lekë

Profesionet që paguhen më pak

Punonjësit e shitjeve dhe të shërbimeve 38.235 lekë

Punonjës të montimit 36, 637 lekë

Zejtarët, artizanë 36.438 lekë

Punëtorët 31.334 lekë

Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit 31.164 lekë.