Fidane Duka, një grua në moshën 60-vjeçare, e cila tashmë është bërë e njohur për faktin se sot në Shqipëri prodhon çudi që ajo i jep makinës, pa frikë, dhe për më tepër, mjaft mirë.
Zonja Duka jeton në fshatin Komsi në Mat. Ajo thotë se makina është për djemtë, jo për pleqtë, por është e detyruar që të lëvizë shpesh me fuoristradën për të bërë pazarin dhe për të dërguar bulmetin nga fshati në qytet.
Fidanja tregon se sebep për makinën u bë vëllai që ia solli, ndërsa më pas shkoi në kurs tre muaj për të marrë patentën. Nëna e shtatë fëmijëve e ka mbyllur tregimin e historisë së saj mjaft interesante me një batutë në rubrikën “Njerëz të padukshëm”.
‘Jam plakë e vjetër, jam 60-vjeçe, por të kisha qenë e re, nuk do ta kisha liruar vendin e punës, ‘i don’t care” thotë Fidane Duka.