“Karnavalet ilire”, manifestimi tradicional këtë vit në Bozovcë të Malësisë së Sharrit tuboi një numër të madh të njerëzve midis të cilëve edhe myftiu i Strugës, Meqail Osmani dhe studiues të shumtë nga Prishtina dhe Maqedonia.
Në kuadër të manifestimit u dha një program i begatshëm kulturor.
Aktori Arsim Fazlija prezantoi një monodrame me motive nga malësia. Ndërsa valle me motive popullore prezantuan shoqëritë kulturore “Xheladin Zeqiri” dhe “Emin Duraku”.
Në këtë manifestim u promovua edhe revista shkencore “Scupi” e cila kryekëput i kushtohet Karnavaleve ilire në Bozovcë, ndërsa rreth saj folën profesorët Fatmir Sulejmani dhe Izaim Murtezani. Karnavalet ilire u mbajtën për të 9-in vit me radhë.
Në videot më poshtë gjeni “Karnavalet Ilire” në Bozovcë të Malësisë së Sharrit, festa autoktone shqipare që brez pas brezi po humbasin akoma dhe më shumë.