MENU
klinika

Zbulon arsyet e vendimit

Pranoi mandatin e deputetit/ Ralf Gjoni: Vendosa të jem në krahun e drejtë

12.03.2019 - 20:16

Kandidati i LSI në qarkun e Tiranës, Ralf Gjoni ka folur pasi dorëzoi formularin e dekriminalizimit në shenjë vullneti për marrjen e mandatit të deputetit.

Pas vendimit, Gjoni ka dhënë edhe arsyet se përse vendosi që të pranonte mandatin nga lista e LSI-së në qarkun e Tiranës. Ai shprehet se ky ka qenë vendimi më i vështirë politik që ka marrë.

“Ishte vendimi më i vështirë politik të cilin e kam marrë pas një konsultimi të gjerë. Kam vendosur të vazhdoj shërbimin tim ndaj axhendës Euro-Atlantike të vendit e të jem në krahun e drejtë të historisë. Emri im nuk mund t’i shërbejnë kurrë destabilizimit të vendit. Shqiptarët meritojnë qetësi, progres e shpresë për të ardhmen. 

Ndaj sot të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që kanë për të garantuar funksionimin normal të Parlamentit, si themel i shtetit shqiptar”, tha ai.

Ralf Gjoni ka qenë më parë sekretar ndërkombëtar i LSI-së, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme si dhe këshilltar për politikën e Jashtme pranë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

 

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin