MENU
klinika

Seanca e radhës

Babai u vrau nënën, fëmijët duan kujdestarinë nga daja

12.03.2019 - 21:55

Është zhvilluar sot seanca e radhës për kujdestarin e fëmijëve të Ballshit pas vrasjes se nenës se tyre nga bashkëshorti Gazmend Musta.

Edhe seanca e sotme është zhvilluar me dyer te mbyllura ku kane marrë pjese gjyshërit e dy fëmijëve, ndërsa nuk ka qene i pranishëm Gazmend Musta i cili ka lëshuar nje deklarate nga burgu për përfaqësimin e tij nga avokati. Ne seancën e sotme është dëgjuar fjala e vajzës se mitur ne prani te psikologes dhe kujdestares se fshatit Sos. Pas tragjedisë se vrasjes se nenës se saj dhe tezes, ajo jeton nen kujdestarin e fshatit Sos.

Ne seancën e sotme vajza mësohet se nuk ka pranuar te shkoje te gjyshërit ( prindërit e babait) duke u shprehur se ata janë prindërit e babait qe vrau nenen dhe tezen. Ne seancen e sotme qe është zhvilluar gjithashtu me dyer te mbyllura vajza është shprehur se do te shkoje te jetoje me dajën dhe se kërkon te mbaje edhe mbiemrin e familjes se nenës se vrare. Marrja ne pyetje e vajzës se mitur është kryer ne prani te kujdestares se fshatit Sos dhe psikologes.

Kujdestarinë e fëmijëve e kane kërkuar edhe daja e fëmijëve por edhe prindërit e autorit te kësaj vrasje. Rreth dy muaj pas ngjarjes ka qene Gjyshmi Caushaj qe hapi padi kundër vrasësit të dy motrave te tij, për t’i marr kujdestarin e fëmijëve qe tashme janë strehuar ne fshatin Sos. Gjyshmi Caushaj ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij Gentiana Caushaj e cila u vra nga burri ne Ballsh.

Por pas kërkesës se dajës se fëmijëve kane qene prindërit e autorit te kësaj vrasje qe paraqiten ne gjykatën Fier te njëjtën kërkese për kujdestarin e dy fëmijëve te djalit te tyre, Gazment Mustes. Mësohet se babai i 34 vjeçarit , është shprehur se ata i plotësojnë të gjithë kushtet për të marrë përsipër kujdestarinë e të miturve dhe që fëmijët të shkojnë të jetojnë në shtëpinë e gjyshërve.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier