MENU
klinika

Horoskopi, 13 mars 2019

Dashi

Hëna në shenjë ju vështirëson disi gjërat. Do t’ju duhet të ndryshoni një program që kishit bërë prej kohësh për të qëndruar pranë një familjari që ka nevojë për ndihmën tuaj.

Demi

Hëna dhe Afërdita do t’ju bëjnë shumë tërheqës ditën e sotme. Do ta shijoni këtë ditë ashtu siç ju pëlqen dhe do të keni lirinë që dëshironi. Mbrëmja do të jetë e qetë.

Binjaket

Nëse keni lënë diçka përgjysmë kjo është dita më e mirë për ti përfunduar me sukses dhe pa u lodhur shumë. Përpiquni të dëgjoni me vëmendje problemet e partneri sot ka me të vërtetë nevojë për ju.

Gaforrja

Dita nuk do të nisë shumë mirë por do të përmirësohet në mesditë derisa do të arrijë kulmin në mbrëmje. Partneri do t’ju bëjë një propozim të cilin nuk mund ta refuzoni.

Luani

Këshillat e atyre që kanë më shumë eksperiencë se ju do t’ju ndihmojnë shumë të merrni një vendim delikat. Në jetën në çift duhet të jeni më te qetë për të shmangur keqkuptimet.

Virgjeresha

Sot do të jeni në formë dhe të mbushur me energji. Vullneti dhe pasioni do t’ju ndihmojnë të gjeni shpirtin binjak për të gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit binjak.

Peshorja

Kini kujdes sot mos bëni gabime të pafalshme sepse Hëna dhe Afërdita në shenjë ju bëjnë të pavëmendshëm. Përpiquni të ruani qetësinë në çdo rast dhe të kuptoni ata që ju rrethojnë.

Akrepi

Hëna, Dielli dhe Jupiteri në shenjë ju ndihmojnë të kaloni një ditë të shkëlqyer. Merrni partnerin për dore dhe organizoni diçka të veçantë të cilën nuk do ta harroni lehtë.

Shigjetari

Nëse nuk e keni bërë akoma filloni të mendoni për pushimet e Verës. Vlerësoni të gjitha ofertat e mundshme për të organizuar diçka të veçantë dhe të paharruar.

Bricjapi

Evitoni shoqërinë e personave që përpiqen t’ju imponojnë idetë e tyre dhe gjërat që i interesojnë më shumë. Mos humbisni kohë me ta por përpiquni të përfundoni projektet tuaja.

Ujori

Sot do ta ndjeni veten të lodhur dhe të pavullnetshëm për të përfunduar të gjitha gjërat e lëna përgjysmë prej kohësh. Nuk do të keni fantazi dhe do të bënit mirë të lexoni diçka apo të dëgjoni muzikë.

Peshqit

Do të përjetoni një moment të pavendosur në fushën e ndjenjave dhe shumë prej jush do të gjenden mes dy zjarresh. Pamja juaj e jashtme lë shumë për të dëshiruar kushtojini më shumë kohë.