MENU
klinika

Takim me kryeministrin Rama

Zaev viziton sot Tiranën, zbardhet axhenda

13.03.2019 - 08:32

Ditën e sotme kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov të shoqëruar edhe nga zv.kryeministri për Çështje Evropiane do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në njoftimin e bërë publik nga Qeveria bëhet me dije se:

“Paradite, kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar do të takohen me kryeministrin shqiptar Edi Rama, më pas do të ketë konferencë të përbashkët. Pas dite, është planifikuar takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi”.

Axhenda

10:00 – Ceremoniali zyrtar te Pallati i Brigadave

10:30 – Takim i dy delegacioneve

11:15 – Konferencë e përbashkët e dy kryeministrave

Kjo do të jetë vizita e parë e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin