13.03.2019 - 09:18
Në orën 10:00 nis seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndonëse opozita nuk ka njoftuar protestë, policia ka ndërmarrë një sërë masash Parlamentit.
Në fotot e mëposhtme vihet re se Parlamenti është rrethuar me rrjetë hekuri për të penguar futjen e personave të tjerë.
Edhe në hyrje të pedonales policia ka vënë një rrjetë hekuri dhe disa efektivë policie që janë pozicionuar aty.
Kujtojmë që të shtunën pritet protesta masive e paralajmëruar nga opozita e bashkuar.