13.03.2019 - 09:59
Gjyqtarja që do të marrë në shqyrtim dosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri është zgjedhur sot me anë të një shorti të hedhur.
Gjyqtarja e zgjedhur është Miliana Muça. Pas zgjedhjes së saj pritet që të caktohet edhe seanca ku do të vendoset dërgimi ose jo i çështjes në gjyq.
Brenda këtyre 10 ditëve pritet që gjykata të marrë në shqyrtim dosjen dhe të dalë me një vendim.
Më herët, avokati i Tahirit, është shprehur se do të kërkojnë pushimin e çështjes, me pretendimin se akuza nuk ka prova për akuzat e ngritura.