MENU
klinika

Alarmi!

Bulimia, sëmundja që vret!

13.03.2019 - 11:48

Bulimia është një çrregullim psikologjik që lidhet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar. Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë po ashtu karakteristika të kësaj sëmundjeje.

Është shumë e rëndësishme që çdo person të dijë pasojat e bulimisë. Kjo do ju shërbejë veçanërisht atyre personave që janë të fiksuar me ‘trupin e tyre’, të ndërmarrin masa fillimisht duke pranuar problemin që kanë dhe më pas të kryejnë një vizitë mjekësore.

Kujdes! Personat që konsumojnë 7-8 vakte ushqimore në ditë dhe e vjellin atë në mënyrë të pakontrolluar, dëmtojnë homeostazën e organizmit. Në këtë mënyrë, organizmi humbet vitaminat, kaliumin dhe kalciumin. Me dëmtimin e homeostazës së organizmit, dëmtohet edhe bilanci i kripërave dhe i aciditetit në stomak.

Gjithashtu me humbjen e kalciumit, shfaqen edhe probleme me dhëmbët. Aciditeti i stomakut gjatë të vjellave, gastritit, ulçerës së stomakut, dëmtimeve të ezofagut dhe mukozës së gojës, bën të mundur shfaqjen e dëmtimeve tek dhëmbët. Duhet theksuar se në rastet ekstreme të mungesës së kalciumit shkaktohet osteoporoza.

Shpesh është e vështirë të përcaktohet nëse një person vuan nga bulimia. Kjo për shkak se të ngrënit e tepruar dhe vjellja kryhen fshehurazi. Por, kjo sëmundje nëse zbulohet në kohë mund të mundësojë parandalimin e shumë sëmundjeve të tjera.

Zbulimi i bulimisë bëhet fillimisht nëpërmjet pranimit të sëmundjes dhe jo mohimit të saj…