MENU
klinika

Detajet teknike të projektit

TEC i ri, në 2021 Korça me ngrohje qendrore

31.08.2018 - 16:43

Korça do të ketë një termocentral për të plotësuar nevojat e saj për energji. Projekti i miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike, ka nisur të vihet në zbatim me matjet teknike, teksa lënda e parë është zhvendosur tashmë në kantierin e ndërtimit të termocentralit të ri. Projekti parashikon ngritjen e një termocentrali me rendiment të shndërrimit të energjisë termike në energji elektrike me kapacitet 480.9 MW.

Energjia e prodhuar do të transmentohet në nënstacionin Zemblak duke dalë më pas në treg të lirë. Teksa uji per kondesim parashikohet të merret jo vetëm nga impianti i pastrimit të ujrave të qytetit, por edhe nga dy puset qe do të hapen me kapacitet 20-30 litra secili.

Në fazën e dytë, projekti parashikon përmbushjen e nevojave të Korçës për ngrohje qendrore. Kjo do të ndodhë pas vënies në punë më kapacitet të plotë të termocentralit në 2021-n.Furnizimi me gaz i impiantit do të bëhet nga TAP përmes një kontratë të nënshkruar midis GPP Korca dhe investitorëve te Trans Adriatic Petol.

Me një vlerë prej 349.7 milionë euro ky projekt do të punësoje plot 400 persona në fazën e parë dhe 123 të tjerë në fazën e dytë. Por aktualisht procesi ka ndalur tek kompensimi i tokave të pronarëve në fshatrat Dishnicë , Barç, Zemblak, Malvec ku parashikohet të kalojë gjurma e projektit. Disa nga pronarët janë ende në pritje të marrjes së çertifikatës së pronësisë nga ZRPP e Korçës ndaj dhe kompensimi për tokat ku do të ndërtohet TEC-i nuk ka nisur ende.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transporti urban në Korçë

Brenda vitit nis puna për terminalin e ri