MENU
klinika

Publikon dokumentin

“Kam marrëdhenie të mira me Kryemadhin”, LSI i përgjigjet Lefter Kokës

13.03.2019 - 13:19

Menjëherë pas përfundimit të seancës plenare, deputeti rebel i LSI-së doli në një prononcim për mediat ku tha se është ende pjesë e partisë dhe se ka marrëdhenie shumë të mira me liderët.

Në lidhje me këto deklarata, ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila publikoi vendimin e miratuar nga Komiteti Drejtues Kombëtar.

Në këtë vendim të datës 22 shkurt theksohet se do çregjistrohen nga LSI të gjithë kandidatët që thyejnë vendimin politike të marrë nga kjo forcë politike.

Vendimi çregjistrimit do të ekzekutohet individualisht për secilin nga kandidatët e listave shumëemërore që pranojnë mandatin si deputet të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në vendimin e firmosur nga Monika Kryemadhi.

Në një prononcim për mediat Lefter Koka tha se marrëdhëniet me Monika Kryemadhin: “Kanë qenë dhe janë shumë të mira”.

Ndërkohë sekretari i Përgjithshë i LSI-së, Endrit Braimllari përmes një postimi në Facebook, i ka kujtuar Kokës se me vendimin e tij për mos-djegien e mandatit është i vetëpërjashtuar nga LSI.

Postimi i plotë:

“Lefter po te sqaroj si Sekretar i Pergjthshem se me veprimin tend je i vete-perjashtuar pasi ke refuzuar qe prej kohesh te marresh pjese ne mbledhjet Grupit Parlamentar dhe te Kryesise se LSI.

LSI vendosi te mos jete pjese e Parlamentit te komanduar nga kriminelet dhe te paguar prej parave te droges.
Ndersa ti ke zgjedhur te rrish aty dhe te perfitosh prej tij dhe kjo eshte zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjese e LSI nuk vije ne parlament sot vendose te shkosh.

Levizja Socialiste per Integrim nuk do te jete peng e interesave private te askujt, as te djegies se mekateve ne inçeneratore por do luftoje deri ne fund qe Shqiperine ta qeverisin shqiptaret dhe jo kriminelet.
Kushdo ne Shqiperi te pergjigjet perpara ligjit deri ne fund per çdo abuzim apo pervetesim te parave te qytetareve shqiptar”, shkruan Braimllari.