MENU
klinika

Gazetarja italiane magjepset

Gjomarkajt e portës së Kostandinopojës

13.03.2019 - 14:43

Gazetarja italiane Maria Greco, do të magjepsej nga historia e familjes së Gjomarkajve. Në një nga artikujt më të spikatur prej saj, është dhe historia e kësaj familjeje, ndër më të njohurat në Shqipëri.

“Gjomarkajt, deri në 7 prill 1939, në ardhjen e komunizmit, kanë qenë kapot e Mirditës”, – kështu e nis Grecco, artikullin e saj. Për të vazhduar me një histori më se të lavdishme shqiptare, që ajo e ka njohur nga rrënjët.

Fillimi i sovranitetit të tyre i përket shekujve të mëparshëm dhe thuhet, se ato janë pasardhësit e Lekë Dukagjinit.

Princërit e Dukagjinit ishin një nga familjet më të vjetra dhe fisnikërore shqiptare. Principata e tyre u konfigurua veçanërisht në fundin e shekullit XII, por mendohet se ato kishin një origjinë më të lashtë.

Pasuritë e kësaj familjeje ishin shumë të mëdha, duke përfshirë të gjithë territorin e veriut, mes Serbisë dhe detit Adriatik. Ato mbajtën gjithmonë emrin e tyre dhe Mirdita me Pukën konsiderohen si pjesët e territorit të Dukagjinit.

Këto vende në ngjarjet komplekse dhe të vështirë të historisë shqiptare, mbetën gjithmonë të lira e të pavarura dhe ndërsa Shqipëria ishte e pushtuar prej turqve, ato i bindeshin vetëm ligjeve të Dukagjinit, pra kanunit të tij. Dukagjinët udhëhiqnin me mençuri dhe mbrojtën karakterin dhe shpirtin e popullit të tyre, thellësisht katolik:fenë dhe autonominë duke ia dalë të mbijetojnë edhe ndaj sulmeve turke, dhe kujtime i vlerave të tij ka mbetur deri në ditët e sotme në Shqipëri.

Trashëgimia më e madhe që i ka lënë Dukagjini popullit të tij është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Nga shumë këndvështrime kanuni që është një e drejtë zakonore e vjetër ruhet si një vlerë e pallogaritshme.

Nuk ka dokumente që tregojnë prejardhjen e tyre prej Lekë Dukagjinit por sipas opinioneve të sigurta, Gjonmarkajt janë të njëjtët Dukagjinë, të cilët për të ndalur reprezaljet e turqve kundër këtij emri vendosën të ndërrojnë mbiemrin nga Dukagjin në Gjomarkaj.

Dhe në fakt, nuk ka munguar asnjëherë respekti dhe solidariteti që populli i Dukagjinit i ka atribuar kësaj familjeje dhe ato në rrjedhë të shekujve nuk e kanë braktisur kurrë emrin e madh që përfaqësonin.

Armiq të mëdhenj ndaj turqve, pas vdekjes së Skënderbeut këto të fundit pushtuan Shqipërinë dhe një pjesë të territorit të Dukagjinit ndaj ato u shtrënguan në Mirditë që për sa i përket relievit mund të konfigurohet si një vend i ashpër me male të rreptë. Aty Gjomarkajt vazhduan luftën e tyre, krenar për fenë e tyre katolike derisa e detyruan perandorinë turke të merret vesh me këtë krahinë krejt të ndryshme nga krahinat e tjera. Turqit i dhanë mirditorëve autonomi në udhëheqje dhe lirinë e besimit, dhe nga ana e tyre mirditorët do ndihmonin sulltanin në rast lufte por me një kusht që armiqtë e tyre të mos ishin kurrë shqiptarët. Në krye të Mirditës do të rrinte gjithmonë një Gjomarkaj. Shumë herë mirditorët luftuan për sulltanin dhe në çdo fushë beteje ato u dalluan për vlera të veçanta duke u dalluar nga luftëtarët e tjerë për heroizmin dhe taktikën e veçantë duke fituar gjithnjë vlerësimin e komandantëve osmanë. Sulltani duke njohur vlerën e madhe të mirditorëve do t’i quante ata kapedanë.

Në portën e Kostandinopojës është shkruar mbi një pllakë të çeliktë, urdhri i Sulltanit :“Të gjithë meshkujt e Gjomarkajve, gjeneratë pas gjenerate, nga djepi në varr, do të mbajnë titullin kapedanë”.

 

Ndërsa në shekullin XV dhe XVI feja myslimane përthithte pjesën më të madhe të popullatës, feja katolike qëndronte në minorancë ndër shqiptarë. Ajo u ruajt pothuajse vetëm në Mirditë, me të gjitha vlerat e dashurisë dhe humanizmit, ndjeshmërisë dhe vëmendjes. Për të mbrojtur katolicizmin dhe pavarësinë, mirditorët jetuan gjithmonë mes luftrash dhe gjakut dhe Gjomarkajt ishin të gatshëm gjithmonë të mbronin atdheun e tyre ndaj armiqve të kombit. Kur kërkohej ndihma e tyre në bashkimin e trojeve shqiptare ato vraponin të jepnin ndihmën e tyre si në vitet 1444, 1878-1912 dhe 1920.

Duronin burgun, sfidonin vdekjen në mijëra luftëra, preferonin arratinë në krahasim me padrejtësisë duke lënë përjetësisht në histori emrin e tyre heroik si: Gjon Marku, Lleshi i Zi, Preng Markola, Kolë Prenga i Madh, Preng Bib Doda, Mark Kapidani etj…

Në vitin 1924, më së fundi Shqipëria do kishte një qeveri stabël, nën udhëheqjen e mbretit Zog, i cili në vitin 1928 do të bëhej mbreti i Shqipërisë. Edhe gjatë mbretërisë Gjomarkajt mbetën në Mirditën e tyre, duke udhëhequr popullin e tyre sipas ligjeve të Kanunit. Aty mes maleve mirditorët njihnin si qeveri vetëm kapedanët e Mirditës dhe vazhdonte të jetonin sipas kodit të nderit dhe lutjeve të Zotit.

 

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!