Gjykata e Krimeve të Rënda nis seancën paraprake me dyer të mbyllura për grupin e Habiljave.
Të pranishëm në seancë janë dy prokurorët e çështjes, Dritan Prenci dhe Arenc Çela.
Ndërkohë, më herët Gjykata ka dërguar letër njoftime për të pandehurit të cilët ndodhen në paraburgim në Itali, pasi po gjykohen edhe atje për të njëjtat akuza.
Kjo është arsyeja që seanca paraprake për grupin është shtyrë disa herë, ndërsa tashmë do të verifikohet nëse kanë marrë dijeni për procesin në Shqipëri.
Të pandehur nga Prokuroria për Krime të Rënda janë marrë Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Sabaudin Çela, Nezar Seiti, Armando Koçerri, Armando Sulaj, Maridjan Sulaj dhe Tigrens Mezuaraj.
Ndërkohë, i vetmi që ndodhet në Shqipëri është Armando Koçerri.
Ata akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit gë strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa.