13.03.2019 - 18:22
Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Pëllumb Isufaj, i cili u arrestua pasi qëlloi me gurë një punonjës policie në protestën e Partisë Demokratike.
Sipas provave te paraqitura nga avokati i inspektorit të mjedisit në Bashkinë e Ballshit, nuk është Isufaj personi qe ka qëlluar me gurë efektivin e FNSH-së.
Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy protestues të tjerë të arrestuar për protestën e zhvilluar në qytetin e Fierit ku pati përplasje me policinë.
Seanca zgjati më shumë se dy orë pas vëzhgimit të provave dhe analizimit të pamjeve filmike.