13.03.2019 - 19:41
Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës edhe 18 vjeçarja shtatzënë që mbeti e plagosur rëndë paraditen e sotme.
E reja, u përplas nga një automjet së bashku me vjehrrën e saj, ku kjo e fundit ndërroi jetë në vend.
Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Dobrac, ku humbi jetën 58-vjeçarja Hasije Bajrakurtaj, banuese në Shkodër.
Pas disa orësh, humbi jetën edhe nusja Esmeralda Bajrakurtaj, për të cilën mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.