14.03.2019 - 11:06
Krerët e politikës shqiptare kanë zgjedhur qytetin e Elbasanit për të festuar Ditën e Verës.
Edhe pse zyra e Kryeministrit njoftoi se nuk do të ishte në qytet, Edi Rama është parë i shoqëruar nga deputeti i qarkut, Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini.
Po ashtu në Elbasan ishte edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili zhvilloi takim me disa qytetarë.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi disa ditë më parë se festimet për Ditën e Verës në kryeqytet do të zhvillohen të dielën, për shkak se sot parashikohet një mot me shi.