MENU
klinika

Berisha e pohon

Dua të fotografoj Angelina Jolie

14.03.2019 - 11:47

Në një intervistë për mediet e huaja, fotografi i  famshëm është shprehur:

Si e kujtoni fëmijërinë e hershme? Ju jeni larguar 9 vjeç. Ç’gjurmë ka lënë Kosova, në jetën tuaj në Amerikë?

Kam pasur një fëmijëri të bukur, me kujtime shumë të bukura dhe i rrethuar me shumë dashuri. Këto ndjenja të bukura i kam marrë me vete në artin e fotografisë duke nxjerrë në pah të bukurën.

Fadil, ju keni punuar në shumë panaire të modës duke promovuar fushata për markat globale. Puna juaj ka zënë gjithmonë faqet e para të shumë revistave prestigjioze. Kur ktheheni pas, si e kujtoni nisjen?

Fillimi ka qenë tepër i vështirë. Bëja tri punë për të arritur që të grumbulloja të ardhura për të shkuar në shkollë.

Cilat janë sfidat më të vështira që keni hasur, gjatë gjithë këtyre viteve rrugëtimi profesional?

Ndër vështirësitë e lidhura me profesionin janë udhëtimet e shumta për arsye pune, në vende të ndryshme dhe koordinimi i fotografimeve në studion time private, si edhe përpjekja ime për të ndihmuar çdo artist të ri shqiptar.

Cilën do të veçonit si fotografinë më speciale tuajën, atë që mbart një histori a kujtim të veçantë për ju personalisht, emocionalisht?

Një ndër fotografitë më të veçanta që kam realizuar është një foto e “Miss Albania” Hasna Xhukiçi dhe “Miss Kosova”, Marigona Dragusha. Të dyja vajzat u kualifikuan në dhjetëshen e vajzave më të bukura në botë dhe “Miss Kosova” u vlerësua me vendin e dytë, në këtë konkurs kaq prestigjioz të bukurisë femërore.

Çfarë është bukuria sipas jush? Subjektet që bëhen pjesë e fokusit tuaj, a është kusht që duhet të jenë domosdoshmërisht të bukura?

Mua më pëlqen bukuria klasike! Mendoj se çdokush ka diçka të bukur. Dikush sytë, dikush qafën…

Sa mendoni se ka ndryshuar imazhi i femrës dhe koncepti i bukurisë, ndër vite?

Besoj se bukuria shkon e vjen, por, sikurse thonë ‘’class is forever’’. Në këtë kohë koncepti i bukurisë është ekzotikja, por gjithmonë mbetet ajo klasikja.

A e ka ndryshuar/influencuar teknologjia industrinë e fotografisë? Është ky një ndryshim pozitiv, apo negativ?

Fotografia digjitale e ka ndryshuar artin e fotografisë, por mendoj se është ndryshim pozitiv.

Teksa shohim gamën e fotografive, duket se portreti është pika juaj e fortë. Sa e lehtë apo e vështirë është të depërtoni në personalitetin e personazhit, në brendinë e tij?

Është e vështirë të depërtosh në personalitetin e personazhit, por është e rëndësishme të fitosh besimin e tyre, në mënyrë që të nxjerrësh në pah më të mirën që ata njerëz kanë.

A ka ndonjë personazh publik që dëshironi ta fotografoni, por ende nuk e keni arritur?

Mbase kam dëshirë të fotografoj aktoren Angelia Jolie, ajo ka portretin e bukurisë klasike, për mua.

Cili është raporti që ruani sot, me Shqipërinë dhe Kosovën? I vizitoni shpesh? Çfarë ju mban të lidhur fort pas vendit amë?

Kthehem shpesh, sepse më thërret dashuria për njerëzit e mi.

Zakonisht njerëzit që merren me art, krijimtari kanë një njohje e perceptim më të thellë të jetës sociale. Si e shihni ju sot gjendjen në Kosovë, apo edhe në Shqipëri, nga pikëpamja ekonomike, politike, sociale?.. Si është ‘fotografia’ e Shqipërisë dhe Kosovës, në mendjen tuaj?

Shqipëria dhe Kosova, kane përparuar shumë. Ka art kudo!

Cila është ambicia më e madhe juaja, si njeri dhe fotograf ?

Ambicia ime personale ka qenë të kisha mundësinë t’u hapja dyert artistëve shqiptarë dhe t’i frymëzoja me artin tim. Mendoj se ia kam arritur; në njëfarë mënyre, jam një urë lidhëse mes tyre dhe botës.

Sa albume fotografie numërohen në familjen Berisha? Si është raporti me fëmijët dhe bashkëshorten?

Mbase, jo aq shumë sa duhet. Kam më shumë fotografi të fëmijëve, kur kanë qenë të vegjël. Kemi raporte shumë të mira në familje.

Ju njiheni edhe si filantropist dhe merrni pjesë në fushata bamirësie. Mund të ndani me ne, disa detaje më shumë rreth kësaj?

Gjithmonë jam i gatshëm të mbështes çështje të ndryshme, organizata kundër sëmundjeve të ndryshme. Bamirësia është e rëndësishme, për mua. Gjithashtu e rëndësishme është të japësh kontributin tënd për shoqërinë.

 

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe