14.03.2019 - 14:04
Në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar sot në Shkodër ku u bë një goditje madhore ndaj krimit të organizuar dhe financave të tij ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj theksoi se operacioni “Maranaj” çoi pas hekurave disa persona madje disa zyrtrë publikë.
“‘Maranaj’, për një Shkodër e Shqipëri të lirë nga krimi. Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar dhe financave të tij.
Ky sukses motivon më tej Policinë dhe qytetarët për të vijuar së bashku përpjekjen për Shqipërinë europiane ???♂??”, shkruan Lleshaj në Twitter.