MENU
klinika

“Gëzoni e Galdoni”

Arqipeshkvi i Shkodrës ka një mesazh për politikën

14.03.2019 - 15:08

Kur në Shqipëri duhen edhe dy ditë nga protesta e radhës e opozitës dhe kur vendi ndodhet në një kaos politik dhe social, arqipeshkvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra ka bërë thirrje për paqe dhe zgjidhje të konflikteve politike mes palëve të përfshira.

Këtë mesazh arqipeshkëvi Massafra e dha gjatë aktivitetit të paraqitjes së Nxitjes Apostolike të Papa Françeskut,
aktivitet i zhvilluar në famullinë e Shkodrës në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”.

Në këtë kohë kemi nevojë të rifitojmë gëzimin. Problemet në këtë kohë janë të mëdha.
Urojmë që politika të arrijë një konsensus. Me ndihmën e ndërkombëtarëve të arrihet konsensusi”- ka thënë ndër të tjera Angelo Massafra.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Nunci Apostolik në Shqipëri Charles John Brown i cili edhe pse ka pak kohë në Shqipëri mesazhin e tij e dha në gjuhën shqipe. At Gazmend Tinaj ishte një nga relatorët bashkë me dom Lorenzo Carlo Rossetin. Ata folën për Nxitjen Apostolike të Papa Françeskut.

Nxitja apostolike e Papa Françeskut “Gëzoni e Galdoni” është një thirrje për ta shenjtëruar jetën në botën bashkëkohore.