MENU
klinika

Vakancat në Parlament

Listat e kandidatëve, PS refuzon mandatet e opozitës

14.03.2019 - 17:21

Partia Socialiste nuk do të marrë mandatet e opozitës, në qarqet ku pritet të mbyllen listat e kandidatëve pa arritur të plotësohen vakancat në Parlament.

Në rastin e PD në Kukës, mbetet ende pa zëvendësuar mandati i Isuf Çelës. I fundit në listën e kandidatëve demokratë është Miftar Dauti, që ka kohë deri të premten për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Sipas burimeve, Dauti nuk do ta pranojë mandatin, duke ezauruar kështu listën e kandidatëve të PD. Në këto kushte, krijohet një situatë që nuk është e parashikuar në Kodin Zgjedhor, i cili tregon vetëm si procedohet kur partitë kanë garuar në koalicione.

Nuk mungojnë interpretimet sipas të cilave mandati duhet t’i kalojë partisë me hercin më të madh në qark, gjë që do të favorizonte socialistët.

Por sipas informacioneve, PS përsa kohë kjo nuk specifikohet qartë në Kodin Zgjedhor, nuk do të pranojë të marrë mandate që nuk i janë dhënë drejtpërdrejtë nga zgjedhësit me votë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin